Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Klodjan Braho mori pjesë në takimin ndërkombëtar të zhvilluar në Palermo, Itali me temë, “Bashkëpunimi ligjor ndërkombëtar dhe proceset e integrimit të organizatave kriminale transnacionale: analiza dhe perspektiva pune”.
Në këtë aktivitet, të organizuar në Pallatin e Drejtësisë në kujtim të Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos, morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë nga vende të Europës, Ballkanit Perëndimor dhe Amerikës Latine.
Gjatë fjalës së tij, z. Braho theksoi rëndësinë e hetimeve proaktive dhe financiare dhe rolin e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.
SPAK mbetet një partner serioz, i besueshëm dhe aktiv për bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
𝐌ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐧ë 𝐥𝐢𝐧𝐤𝐮𝐧: https://spak.gov.al/njoftim-per-shtyp-date-23-05-2026-drejtuesi-i-spak-ne-takimin-nderkombetar-per-luften-kunder-krimit-te-organizuar-transnacional-ne-palermo/






