Tirana nuk gjeti qetësi mbrëmjen e djeshme. Një ditë para finales së Conference League, tifozët më të zjarrtë të Romës dhe Feyenoord mbërritën në Shqipëri. Kur nata erdhi, atëherë lindi dëshira mes tyre për konfrontim. Me gjithë ndërhyrjen e policisë, pati të plagosur nga radha e bluve dhe nga vetë ultrasit e zjarrtë.
Në orët e para të mëngjesit të sotme qindra tifozë të tjerë erdhën dhe me mijëra do vazhdojnë të vijnë. 80 prej tyre të ardhur me traget janë kthyer mbrapsht për Itali në bashkëpunim me Interforcën dhe ambasadën italiane, pasi konsiderohen huliganë të rrezikshëm.
Roma dhe Feyenoord luajnë sot në orën 21:00 finalen e Conference League. Të gjithë sytë e Europës janë në Shqipëri për ndeshjen dhe organizimin e sotëm.