Disa vajza të cilat janë shoqëruar në komisariat, kanë menduar që të bëjnë video duke u tallur me efektivët e policisë që ishin prezentë në qelitë e paraburgimit.

Në pamjet që janë publikuar, shihet që vajzat janë lënë të kenë telefon gjë që është jashtë rregullave për personat të cilët arrestohen dhe mbahen në qelitë e paraburgimit. Për më tepër ajo çfarë, bie më shumë në sy është fakti se vajzat tallen me punonjësit e policisë dhe këtë gjë e kanë theksuar edhe në video.

“Këtu te komisariati…”- dëgjohen të thonë vajzat, fjalët e të cilave nuk kuptohen mirë. Por, që sipas JOQ, vajzat në fjalë nuk kanë ngurruar as të ofendojnë efektivët.

“Përshëndetje JOQ, shiko si tallen gocat brenda në komisariat me policinë. Bëjnë video, story dhe shajnë, me telefon brenda,”- shkruan personi që ka dërguar videon në redaksinë në fjalë.

fax web