Sytë e drejtuar drejt qiellit, në pritje të mbeturinave hapësinore të raketës kineze, të cilat tashmë janë brenda orbitës së Tokës. Momentalisht nga parashikimet e ushtrisë amerikane, konfirmohet se një nga zonat brenda rrezes që mund të preket nga rënia tyre, është Turkmenistani në Azinë Qendrore. Goditja parashikohet sot rreth orës 19:00 në kohën Lindore (4.30 paradite IST të dielën).

Azhornimi i fundit nga programi i Mbikëqyrjes dhe Ndjekjes Hapësinore të Bashkimit Evropian (EUSST), tregon edhe një pistë të mundshme mbi rajonin lindor të Mesdheut, pranë Egjiptit.

Objekti hapësinor në rënie peshon midis 17 dhe 22 tonë, me një madhësi prej rreth 30 metrash.

Ekspertët në BE dhe agjencitë e tjera globale të hapësirës, thonë se rreziku për njerëzit është e vogël, sepse shumica e mbeturinave do të digjen gjatë hyrjes në atmosferën e Tokës.

Ekziston gjithashtu një mundësi shumë më e madhe e rënies së mbeturinave mbi oqeanet e botës, se sa goditja e ndonjë qendre të madhe urbane.

Por nuk është e pamundur. Vetëm pak muaj më parë, mbetjet e një rakete kineze besohet se kanë rënë në Afrikën e Jugut, dhe tani i njëjti skenar po përsëritet.

Kina mbron shkencën e saj, dhe Ministria e Jashtme këmbëngul që e njëjta gjë po ndodh me programet hapësinore në vendet e tjera.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, këmbënguli se pjesa më e madhe e raketës do të digjet gjatë hyrjes në atmosferën e tokës dhe propabiliteti i shkaktimit të dëmtimit në tokë është jashtëzakonisht i ulët, sipas tij.