Bayern Munich shpallet kampion i sezonit në Bundesligën gjermane për 2020-2021. Bavarezët janë konfirmuar edhe njëherë mbretër të këtij kampionati gjerman duke fituar titullin e këtij sezoni në Bundesligë.

Titulli është i 31-ti në historinë e klubit dhe i 9- ti radhazi për Bayernin në Bundesligë, ku erdhi tri ndeshje pas mbylljes së rregullt të sezonit dhe ndjekësit në kampionat nuk kanë më asnjë gjasë për ta arritur.

Matematikisht Bayern Munich është shpallur kampion 2 javë përpara përfundimit të kampionatit ku dhe udheheqin me 71 pikë.

Ndjekësit pas tyre , RB Leipzig u mposhtën 3-2 në ndeshjen me Dortmundin, duke bërë që rezultatet e Bayernit të mos jenë më të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit.