Ditën e sotme në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari, u shpreh se qeveria ka menaxhuar në mënyrë të pabarabartë buxhetin në përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid 19.

Sipas Hajdarit, parësore për qeverinë ishin koncesionet e PPP dhe jo qytetarët. Deputetja theksoi se me ndihmën prej 40.000 lekëve nga qeveria në 3 muaj, qytetarët e kanë kaluar ditën me 200 lekë, në një kohë të vështirë, ku kujdesi ndaj vetës duhet të jetë në maksimum.

Hajdari tha se qeveria ka marrë 400 milionë euro ndihma nga vende të tjera për përballimin e situatës së pandemisë dhe ka investuar tek qytetarët vetëm 100 milionë euro, ndërsa pjesën tjetër e ka çuar tek koncesionet.

“Kjo pabarazi është një abuzim total, gjatë 2020 qeveria pseudo e majtë i ka dhënë qytetarëve shqiptarë në krizën më të madhe plot  110 mln euro. Çdo qytetar ka marrë 400 mijë lekë të vjetra në 3 muaj, në 3 muaj i bie të ketë marrë 133 në muaj, nëse e zbresim mesatarisht në muaj ata paguajnë 70 mijë lekë fatura drita e ujë e u mbetet vetëm 63 mijë lekë për të shtyrë gjithë muajin me ushqim. Sot çdo qytetar që ka marrë ndihmë ka marrë vetëm 2 mijë lekë të vjetra në ditë.U kemi thënë që do  shtyni ditën me 2 mijë lekë, por çfarë mund të bëhet. Më thoni ju kryeministër  se si mund të shtyjë ditën me 2 mijë lekë të vjetra me pandeminë. Ua përcaktove dhe u the që ta shtynin çdo ditë me këto lekë dhe janë lënë në mëshirë të fatit. Kjo krizë e madhe erdhi se ju vetë paguat koncesionet shumë më shumë se sa qytetarët, pse qeveria llogarit 120 mln euro koncesione PPP. Nuk është e vërtetë se kjo qeveri nuk ka pasur mundësi ekonomike se po të bësh një llogaritje të thjeshtë janë mbledhur nga BE 50 mln euro plus 170 mln euro nga fondi ndërkombëtar, shkojnë 400 mln euro të marra për përballimin e situatës. Rreth 50 mln euro ishin për shëndetësinë dhe pjesa tjetër për të përballuar ekonominë. Kjo shifër tregon se kanë qenë 400 mln euro për qytetarët dhe bizneset. Por çfarë bëri qeveria më këto 400 mln euro. Pse ka ndihmuar me vetëm 100 mln euro? Pse nuk u çuan aty ku kishin destinacionin?Janë çuar vetëm tek koncesionet e PPP se qeveria i ka më parësore. Ne mund edhe ta kishim kaluar këtë krizë ekonomike, mund tu kishim dhënë një rrogë minimale. Qeveria do të kishte ndihmuar për të mbajtur këtë gjallë siç bënë edhe vende të tjera. 50 mijë humbën vendin e punës dhe sot jemi në buzë të humbjes të tjera të vendeve të punës”, tha Hajdari.

Gjatë ditës së sotme do të  votohet buxheti i vitit 202, ku fokusi do të jetë përballimi i pandemisë Covid-19 dhe rrjedhimisht institucioni që ka përfituar më shumë para është Ministria e Shëndetësisë.