Ka vijuar përplasja mes deputetit Agron Shehaj dhe ministres së Jashtme Olta Xhaçka në lidhje me investimet strategjike.

Shehaj tha se për 8 vite në pushtet bëhen me resorte, ndërsa me tone të larta Xha135ka tha se askush nuk mund të hedhë baltë mbi punën e bashkëshortit të saj që ka 30 vite që merret me biznes, teksa iu drejtua deputetiit të PD duke I thënë “nuk ka turp më të madh se të vish këtu në padijen tënde, të hysh në këtë Parlament duke paguar për mandatin e deputetit”.

Shehaj: Kjo është cështja kryesore. Zonja ministre unë korrupsionin e kam shumë për zemër. Nëse vendi Nese shqiptarët ikin jashtë shtetit, nëse moshatarët e t’u ikin jashtë shtetit,  është sepe ministrat kur marrin pushtetin bëhen me resorte e 5 yje me vlerë milion euro.

Kjo është aryesja pse unë e kam kaq shumë për zemër korrupsionin. Imagjinoni sikur të mblidhej në Itali, Francë e kudo këshilli i ministrave dhe ti kalonte pronën publike një prej anëtarëve të kabinetit. Kushtetuta zonja ministre,  ka një nen për të ndaluar që ju të fusni duart në pronën publike. E parashikon kushtetuta.Nuk u vjen turp se vini këtu me xhepa bosh dhe dilni me resorte, ku i gjetët milionat zonja ministre? Dhe thua do të investoj miliona. Ku i gjetët?

Xhaçka: Nuk ka turp më të madh se të vish këtu në padijen tënde, të hysh në këtë Parlament duke paguar për mandatin e deputetit dhe ta blesh tekstin në politikë sot duke mashtruar dhe shtrembëruar dhe duke ngritur cëshje që nuk qëndroj. Cojeni cështjen në Gjykatën Kushtetuese, por informohuni për nenin dhe konfliktin e interest. Rruga e tim shoqi ka qenë biznesi për 30 vite. Nuk mund të hedhësh baltë mbi djersën e tij. Dhe sot më akuzoni se burri im në pronën e vet privat pa asnjë përfitim nga publikja por me të drejtën për të vënë shezlonge për hotelin, ju e quani mashtrim të madh.