Manchester City dhe Real Madridi, janë dy skuadrat që janë kualifikuar për në gjysmëfinale ku do të përballen me PSG dhe Chelsea.

Manchester City kaloi në fazën e gjysmëfinaleve falë fitores 2 – 1 në fushën e Borusia Dortmundit, një rezultat i njëjtë me takimin e parë.

Përballja Real Madrid-Liverpool përfundoi pa gola, ndërkohë që u vu re një lloj dominimi nga pjesa e skuadrës së Jurgen Kloop pas ndeshjes së dobët që zhvilloi në Spanjë.

Ekipi spanjoll shkoi në gjysmëfinale falë fitores 3 – 1 në shtëpi në ndeshjen e parë. Para sfidës u sulmua autobusi i Realit nga tifozët vendas ku u dëmtua një nga xhamat. Gjysmëfinalet do të luhen në fund të muajit prill dhe në fillim të majit.

Në fazën e gjysmëfinaleve spektakli është i garantuar pasi do të luahen ndeshje që do të vvënë përballë Real Madrid-Chelsea dhe Manchester City-Psg.

Faxweb.al