Kufjet e para wireless nga kompania Nothing, e cila është themeluar nga ish-CEO i OnePlus Carl Pei, do të kushtojnë $99 dhe të përfshirë do të kenë shërbimin active noise cancellation.

Nothing Ear do të jetë një konkurues direkt i AirPods Pro nga Apple në fushën e active noise cancellation, me të vetmin ndryshim që do të jetë diferenca e madhe në çmim. Kufjet që e përfshijnë këtë shërbim janë shtuar shumë kohët e fundit, si Soundcore Liberty Air 2 Pro që kushtojnë $130 dhe Echo Buds të gjeneratës së dytë që mund të gjenden për $120.

Themeluesi i Nothing gjatë intervistës për TechCrunch sqaroi dhe vendimin për blerjen e trademark-ut Essential: “Para se ne të quheshim Nothing, Essential ishtë një ndër emrat më të pëlqyer, prandaj ne vendosëm të blejme të drejtat për të dy emrat. Momentalisht nuk kemi ndonjë plan për përdorimin e Essential.”

Essential më parë ishte një kompani që prodhonte smartphone, e cila u shua në fillim të 2020 pas publikimit të vetëm 1 smartphone-i.

geek