“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, këtë javë i kanë bërë një vizitë surprizë nënkomisares, Anisa Kostani, e cila u pezullua nga detyra dy muaj më parë pasi fyeu gazetarët, pasi sipas saj janë të degjeneruar.
Pikërisht ditën e rikthimit në detyrë “Piranja” Rovena në emër të emisionit “Piranja” shkoi dhe i bëri një vizitë, por edhe për t’i bërë një dhuratë me rastin e rikthimit në detyrë.
E pyetur nga “Piranja” jonë se përse kjo gjuhë urrejtjeje ndaj gazetarëve, nënkomisarja Anisa tha se nuk e ka me gazetarët në përgjithësi, por e kishte me një person të caktuar.
Kujtojmë që nënkomisarja Anisa Kostani u pezullua nga detyra menjëherë pas postimit të bërë prej saj në rrjet, ku fyente gazetarët.
Në atë kohë Drejtori i përgjithshëm i Policisë Gledis Nano urdhëroi pezullimin nga detyra. Ndërkohë që javën e shkuar me urdhër të Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Anisa është rikthyer në detyrë, por këtë herë ajo sqaroi se ka shumë respekt për gazetarët, përveç njërit ose njërës, që e di vetëm nënkomisarja se kush është. /Taulant Halili/Abcnews.al/