Fermerët e Belshit vijojnë traditën e mbjelljes
Në zonën e Dumresë kultivohen kultura të ndryshme bujqësore si grurë, misër, duhan, perime, vreshtari e frutikulturw etj pasi zona ka kushte tw favorshme klimatiko-tokësore për kultivimin e tyre.
Gjithashtu mbarshtron edhe bagëti të trasha dhe të imta, derra, shpend dhe bletë për të siguruar produkte për nevojat e veta dhe një pjesë për shitje.
Prej dekadash fermerët e zonës kultivojnë edhe jonxhën e cila ka një rol të madh sa i takon shqyerjes së bagëtive. Fermerët e kësaj zone e rrisin me qëllim ushqimin e bagëtive pasi e korrin dhe e thajnë.
Bujqësia është zhvilluar kryesisht në zonat përreth liqeneve të Dumresë. Për të rritur prodhimin bujqësor, në shumicën e rasteve tokat bujqësore plehërohen me plehëra kimike me përmbajtje nitratesh dhe fosfatesh, pa asnjë konsideratë për efektet e tyre në mjedis.