Nga Erion Murataj!
Në lumin e çorbës që u dergj sot në kuvend qershia mbi çorbë s’mund të mungonte.
E në këtë metafor s’do mend që qershia dhe bishti janë shokë – shoqet Tao-Gazi.
Kurrë s’kanë rreshtur së ngacmuari kur në gojë fjalën kanë pasur sho-shoqin madje dhe në mort ku kanë qenë bashkë përgjegjës si në 21 prill 2021 në Elbasan .
Sot që kanë prishur kuror të paktën për botën nuk e fshehën sërisht dashurinë e kahershme duke ja luajtur hapur njëri tjetrit pa harruar të baltosin ata që në fakt janë viktimat e tyre të cilët i quajnë bandit si për të larë veten nga pisllëku që u ka plasur në sytë e të gjithëve.
Edhe më militantët e neveritën në Elbasan këtë sot. Madje kishte nga ATA që nuk gjenin dot qetësi në shpirt kur kujtonin ngjarjen e 2021.
Në çdo rast dyshes i mungonte Mona Nona, aherë po puzzele do të qe i plotë .
Por dhe kaq për të kthjelluarit mjafton të neverisin këtë fëlliqësi që tallet e me viktimat e tyre .
Mua s’më ngelet gjë tjetër veçse të uroj ti kem përball të panderët që bëjnë viktima për t’i qeshur e për t’ia përmendur njëri-tjetrit kohë pas kohe.