Në një dalje për mediat përpara selisë së PD, Sali Berisha siguroi demokratët që protestat do të vijojnë, por në një kohë kur të jetë e përshtatshme për demokratët.about:blank

“I siguroj demokratët që protesta e radhës do të mbahet, por gjithçka do të jetë në funksion të interesit të tyre dhe kur të gjykohet koha më e përshtatshme. Ata që pranojnë për kryetar të PD-së kryetarin e emëruar nga Rama me policë, bëjnë një akt destabilizues ndaj Shqipërisë”, tha Sali Berisha.