500 dhe 2000 mijë  lekë do të jenë dy prerjet e reja të kartmonedhashqiptare që do të hidhen në qarkullim që nga data 17 janar i këtij viti.Këto prerje  do të kenë më shumë elementë sigurie duke ulur mundësinë e falsifikimit

“Seria e re e kartëmonedhave shqiptare është prodhuar me teknologjinë e fundit, ku janë përmirësuar elementët e sigurisë”, thotë Deda

Pavarësisht emetimit të kartëmonedhave të reja,qytetarët paralelisht me kartëmonedhat e reja  do të mund të përdorin edhe prerjet e vjetra  .Gjatë vitit të kaluar u hodh në qarkullim edhe prerja më e madhe e lekut shqiptar prej 10 mijë lekësh por që është ende në numër të kufizuar

“Në qarkullim janë hedhur dy prerje 10 mijë lekëshe dhe një mijë lekëshe, janë në qarkullim”, thotë ajo.

Tashmë prerje të reja të lekut shqiptar do të  mund të hidhen në treg vetëm pas 15 vitesh .

“Ky është një proces që ndodh në të gjitha bankat në mbarë botën njëherë në 15 vjet”, thotë Deda.

Që prej shtatorit 2019 Banka Qendrore ka hedhur në qarkullim edhe katër kartëmonedha të reja të kësaj serie, atë 200, 5000, 1000 dhe 10 000 lekë duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë së re të përbërë nga 6 prerje.