Kryeministri Edi Rama ka takuar aktorin me famë botërore Leonardo di Caprio, gjatë samitit që po mbahet në Skoci për ndryshime klimaterike.

Sipas Ramës, fati e ka dashur që të jetë komshi me Di Caprion, dhe ka përfituar për të folur në lidhje me lumin e Vjosës, që ka qenë dhe shqetësim i vazhdueshëm i aktorit.

Rama shkruan pas takimit: Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës!

Ajo që vlen të thuhet që në fillim është fakti se në ndryshim nga Rama, që ka detyrimin që të mbrojë Lumin e Vjosës si përfaqësues i qeverisë, Leonardo Di Caprio ka bërë që emri i lumit shqiptar të njihet dhe të dëgjohet në të gjithë cepat e globit.

Thirrja e tij e vazhdueshme ka qenë që Vjosa të shpallet Park Kombëtar dhe të mos preket nga ndërtimi i hidrocentraleve, që nuk mund të operojnë në zonë pa firmën e Edi Ramës.

Nga fotoja e postuar nga Rama, shihet se kryeministri shqiptar i ka shkuar në tavolinë aktorit, dhe ka përfituar nga rasti edhe për të shkrepur një imazh me të, për ta ndarë me ndjekësit e tij, që në masë të madhe të paktën njëherë në jetë e kanë adhuruar di Caprion për rolet e tij.

Lexo edhe lajmin: