Avokati Spartak Ngjela ka folur për vendimin e SHBA për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Berisha, duke u shprehur se SHBA e ka konfirmuar se do të ketë edhe politikanë të tjerë në listë.
I pyetur nëse ka informacione, Ngjala u përgjigj: “Jo, aspak. Unë i referohem ligjit. E para e punës, kam çuar eksperten më të mirë të zyrës time në Zagreb, që ka parë të gjithë reformën atje. Ka parë reformën në Kroaci, Bullgari e Rumani. Nëse nuk zbatohet ligji nuk ka”.
Pyetjes se kur mund të priten arr stimet e mëdha Ngjela i përgjigjet: “Hetimi është sekret. Fakti është që të gjithë do të kalojnë në kontroll për pronat. Se kur fillon hetimi është shkencë, aq më tepër që këtë hetim e drejtojnë amerikanët. Këtë e tha sekretari i DASH, Blinken. Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha është ‘non grata’, me gjithë familjen. E dini motivin? K rrupsion. K rrupsioni i lartë i këtyre në Shqipëri thonë, dëmton sigurinë e Amerikës”.
Ndërsa sa i takon mundësisë për zgjerim të listës, Spartak Ngjela thotë: “Jo, e tha Blinken, ka të tjerë tha. Unë s’di gjë. Unë bëj analizë mbi faktin, që kur kam studiuar Aristotelin nuk merrem me opinionin, por me faktin. Politika amerikane ka thënë jo njëherë, ndërsa ambasadorja Amerikane, ka mbetur te këto të SPAK. Këto më japin të drejtën të flasë ato që them. Këta janë të trembur. Pse nuk e bënë kryengritjen më datë 26? Pas zgjedhjeve? Sepse janë trupat amerikane këtu. Prandaj se bënë. Amerika vendosi forcën atje”.