Home SHOWBIZ A do bësh sërish një bashkëpunim me Dafinën, apo bëhet xheloze Sara?”,...

A do bësh sërish një bashkëpunim me Dafinën, apo bëhet xheloze Sara?”, flet Ledri

12

Ledri Vula ishte i ftuari special për puntatën e fundit të emisionit “Soiree” me Jonida Shehun i cili ka bërë një rrëfim si asnjëherë më parë.

Duke rikujtuar fillimet e tij dhe për të arritur tek kulmi i suksesit që po përjeton tani, Ledri Vula i ka rrëfyer të gjitha.

Ama sigurisht që një pyetje është rrotulluar edhe për Dafina Zeqirin, i cili shumë kohë më herët ka përjetuar një romancë.

Kjo pyetje ka ardhur nga një ndjekëse që ka shkruajtur në Instagram-in e “Soiree”.Reklamë

A do bësh sërish një bashkëpunim me Dafinën, apo bëhet xheloze Sara”, ishte pyetja të cilën e lexoi Jonida Shehu në emision.

“Po të ishte xheloze Sara, nuk do e kisha bërë as këngën e kaluar gjatë verës. Dafina është shumë e talentuar dhe në studio me të dalin shumë lehtë këngët. Është super talent dhe kam qejf të punoj me njerëz të talentuar. Gjërat shkojnë shumë lehtë me të”, u përgjigj Ledri Vula.

Ai po ashtu ka folur në lidhje me ndjekëset që ndoshta do ju jetë thyer zemra kur morën vesh që Ledri është i dashuruar me Sara Hoxhën.

Reperi i njohur me batutë ktheu përgjigje që edhe atij i thyhet zemra kur sheh vajza të bukura.

“Sa herë ma kanë thyer zemrën mua gocat. Çdo femër e bukur që kalon afër ta thyen zemrën pak”, është shprehur ai duke qeshur.