Nga Erion Murataj!
E rënde situata që jetojmë!
Padyshim që mbijetesa ç’nderon.
Padyshim që rezistenca përballë urisë ka gjunjëzuar diktatorë e jo më “zorrëtharët” e dikurshëm që për ndonjë çast i duket vetja të pushtetshëm.
Nëse i shtojmë kësaj panorame hallet që disa kanë për shkak të grykësisë së papërmbajtur asgjë s’ka më norma.
Fatmirësisht kemi pushtete të ndara e fatkeqsisht po këto i kemi të bleshme.
Fatmirësisht që i kemi e fatkeqësisht po ashtu i kemi pa nder.
E nëse flasim të gjithë për të drejta për ligj për barazi para tij dhe për ndarje pushtetesh e liri, duhet të ndajmë përfaqësuesit nga të panderët e shitur.
Nëse flasim për përfaqesues për gjykim apo zë në emër të popullit padyshim s’mund ta bëjmë këtë me hajdutë me të bleshëm apo me zorrtharë që shesin e shiten për kafshatë buke.
Dikush do thotë dinjiteti nuk haet.
Po e vertetë!
Atij që e thotë këtë i them se edhe nderi nuk blihet!
Nëse ekzekutivi vjedh, nëse gjyqësori blihet, nëse pushteti lokal abuzon , i katerti (zëri i njerëzve) s’mund të shitet për bukën që i mungon në tryezë fukarait .
Nese s’iu del si ushqim halli i qytetarit që ju mban me bukë e klikime ka një zgjidhje.
Shkoni ç’nderohuni tek 3 të parët por mos bëni gabim ti thoni vetes pushteti i zërit qytetar.