Prokuroria ka regjistruar ditën e sotme zyrtarisht një procedim penal ndaj bashkisë së Kavajës në lidhje me djegien e mbetjeve urbane në kodrat e Spilles.

Në një prononcim për FaxNews një çift bashkëshortësh që jeton aty pranë, shprehen se banesa e tyre është bërë e pajetueshme për shkak të ndotjes mjedisore. E zonja e shtëpisë shprehet se nuk munden dot të rrinë në shtëpi, apo qoftë dhe të hapin një dritare për ajrosje pasi tymi, dhe prania e mizave dhe mushkonjave është e padurueshme. Nga ana tjetër burri shprehet se ai ka kërkuar zgjidhje në Bashkinë e Kavajës, por zyrtarët lokalë silleshin sikur nuk ishin në dijeni të landfillit, ndaj dhe ai pret një zgjidhje nga qeveria vendore ose prokuroria.

Pjesë nga ankesa e një çifti bashkëshortësh që jetojnë aty pranë së bashku me fëmijët:

Gruaja: Kur shoh mjetet aty shpirti më qa. S’rri dot në shtëpi, mushkonja dhe miza kudo. Ajde shihi vetë dritaret, hy brenda dhe shih gjërat. Nuk i hapim dot dritaret. Të rrini një javë këtu ju s’mund të rrini. Këtu më përpara ka qenë ajër i pastër. Janë anku burrat në bashki, edhe ku kanë ardhë kanë thënë se nuk dinë gjë ku janë hedhur plehrat.

Burri: Thirrja jonë është që të bllokohet ajo, pasi këtu nuk jetohet. Të hiqen plehrat që aty. Këto të Kavajës asnjë gjë nuk bëjnë ju them unë. Thoshin nuk dimë gjë ku janë.

Kujtojmë se FaxNews denoncoi katastrofën mjedisore disa ditë më parë, ku landfilli i ri ilegal ishte krijuar prej bashkisë Kavajë në kodrat e Spillesë.

Bashkia në mënyrë të paligjshme po depozitonte mbetjet urbane në kodrën në fjalë larg qendrave të banuara dhe më pas aty bënte djegien e tyre.

Kanë qenë banorët e fshatrave përreth ata të cilët kanë evidentuar tymin dhe kanë denoncuar ndotjen mjedisore fillimisht.

Burime për FaxNews bënë me dije se djegia e mbeturinave në kodrat e Spilles ndodhi përreth dy javë, ndërkohë që bashkia mohonte ekzistencën e landfillit dhe refuzonte t’i përgjigjej interesimit të Faxneës.

Pasojat e ndotjes së shkakuar ndikojnë jo vetëm në mjedis por edhe në turizëm pasi plazhi i shumëfrekuentuar i ‘Gjeneralit’ ndodhet rreth 3 kilometra në vijë ajror