Performanca e Ronela Hajatit mbrëmë në gjysmëfinalen e parë të Eurovision Song Contest 2022 ka tërhequr dhe vëmendjen e BBC. Në faqen e gjigandit mediatik në twitter, është shpërndarë një pjesë e performancës së këngëtares shqiptare teksa tund kokën.

“Kur taksi vjen në 5 dhe ju ende keni nevojë t’i thani flokët e juaja. #Albania🇦🇱 #Eurovision”, ka shkruar BBC 3 në Twitter. Kujtojmë që Ronela nuk ia doli të shkonte në finale dhe pse është vlerësuar si një ndër këngët më të dëgjuara të këtij viti.