Nga Erion Murataj

Të besosh në këtë opozitë që kërkon të vij në pushtet e që përfaqësohet nga një farë Gjekmarkaj që flet si Koçi Xoxe para pushkatimit, patjetër që nuk është modeli i asaj të ardhmjeje që kërkojnë Shqiptarët.
Të bërtasësh rroftë partia që të pushkaton patjetër që nuk të bën alternative .
Pse pushkatim? Sepse partia i pushkatoi imazhin këtij individi, atë të “analistit” .
Kjo nuk është gjë e re në fakt. Lajmi?
Fare e thjeshtë! Kjo është fytyra e alternatives. Fiks si ai që pretendojnë që kanë kundërshtar, arrogance , zhargon banal dhe avazi i vjeter i sulmit personal .
Bilbili i listës së sigurtë që këndon si kanarinë për veshët e kryetarit. Gëzuar, zoti “analist” sapo e eksitove për të disatën herë kryetarin që të tha biri partisë duke të vrarë atë që ngrite si individ në 3 dekada. Mos i harro këto që thua sonte në jetë kurrë nuk i dihet.
Mesazhi i qarte që i jepni shqiptarëve çdo ditë dhe natë është pasqyra që do të shihni veten pas 25 Prillit.
Vazhdoni kështu, koha e nderimeve shpejtë do të marrë fund !
Shqipëria dhe shqiptarët do te ringrihen germadhash si ju . Dhe pak ditë do të durojmë .