Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin ku është qëlluar me breshëri plumbash ndaj banesës së Skënder Likës.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Sanxhak ndërsa mësohet se vetëm para pak muajsh kësaj banese iu vendos lëndë plasëse. Nga ngjarja pati dëme të shumta materiale nga shpërthimi i fuqishëm.
Dyshohet se ngjarja ka të bëjë me disa krime të ndodhuar vitet e fundit në zonën e Kurbinit.
Kjo pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
Në lidhje me ngjarjen e sotme, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.