Numri i femrave të prekura nga semundja e kancerit të gjirit është në rritje edhe në qarkun e Elbasanit. Sipas mjekut onkolog Artan Çomo janë një sërë faktorësh që ndikojnë në shfaqen e kësaj sëmundjeje , mjeku tregon se që kjo sëmundje të zhvillohet koha arrin deri në 7 vite ndaj është thelbesor diagnostikimi i hershwm.

Mjeku thotë se gjatë muajit Tetor në qëndrën spitalore në Elbasan numri i grave që kryejne vizita është i lartë. Mbi 150 gra paraqiten çdo ditë për të bërë mamografi.

Edhe mosha e femrave të prekura nga semundja është ulur.

Numri i grave të prekura nga kjo sëmundje në qarkun e Elbasanit arrin në 350 .Kanceri i gjirit është një sëmundje e kurueshme, mjafton të diagnostikohet në kohë.