Kryeministri Edi Rama e ka nisur sërish sot ditën duke u përgjigjur me video kritikeve që thonë se nuk ka investuar në veri.

Pasi publikoi dje pamje nga Puka e transformuar, sot Rama ka publikuar pamje duke treguar ndryshimet që ka pësuar Tropoja me projektet e realizuara sipas tij nga qeveria Rama.

“Duke iu kujtuar që Tropoja është në Veri atyre që shkruajnë këtu se kurrgjë nuk është bërë për Veriun, si edhe duke ju thënë të gjithëve se shumë më shumë duhet e do të bëhet akoma, nga Veriu në Jug mandatin e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top channel