Home AKTUALITET Kush do ta drejtojë PD-në? Flet Jemin Gjana: Nesër marrim vesh kush...

Kush do ta drejtojë PD-në? Flet Jemin Gjana: Nesër marrim vesh kush është fituesi

10

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat, tha se rezultati i votimit për kreun e Partisë Demokratike do të dalë ditën e nesërme, megjithëse nuk ka bërë të ditur orën e saktë.

“Një të dhënë operative tek 3-4 orët pas mbylljes së votimit. Do presim deri nga mesnata degët që janë afër, të presim materialet, degët që janë shumë larg, Tropoja, Saranda, Kolonja, etj do i presim ti sjellin nga orët e para të mëngjesit. Porosia është që ti shoqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve. Nesër paradite shpallet fituesi. Orën nuk e jap dot’’