Aldo Rama është autori i dyshuar i ngjarjes që tronditi vendin ditën e sotme ku 21-vjeçari dyshohet se ka qëlluar duke e lënë të vdekur oficerin e policisë, Saimir Hoxha.

Pas shumë orë përpjekjesh, policia rrethoi zonën por në momentin e arrestimit i riu dyshohet se tentoi vetëvrasjen duke qëlluar veten. Policia në njoftimin zyrtar jep detaje se Aldo Rama u transportua me urgjencë drejt spitalit në gjendje kritike për jetën.

Informacione të siguruara nga “Fax News” bëjnë me dije se Aldo Rama është person problematik, i dënuar më parë për kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Burimet bëjnë me dije që Aldo Rama ishte me origjinë nga Librazhdi, jetonte i vetëm me gjyshen dhe gjyshin pasi prindërit e tij ishin të divorcuar. Mamaja e 21-vjeçarit jetonte në Greqi kurse i ati vuante dënimin me burg në vendin fqinj.

Efektivi i policisë Saimir Hoxha humbi jetën në krye të detyrës teksa po bënte kontrolle për kanabisin që ishin kultivuar nga grupe kriminale në Lezhë.