Është nisur me urgjencë drejt Tiranës 21-vjeçari, Aldi Rama, që vrau në krye të detyrës oficerin e Krimeve të Rënda, Saimir Hoxhën.

I riu ekzekutoi efektivin e policisë gjatë aksionit për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë, ndërsa pas disa orësh ndjekje nga Policia e Shtetit dhe RENEA, i riu më pas qëlloi edhe veten me plumb në kokë.

Fillimisht 21-vjeçari me plagë të rënda u dërgua në Spitalin e Lezhës, ndërsa pas marrjes së ndihmës së shpejtë, ai është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

“Fax News” raporton se i riu është pa ndjenja pasi ka dëmtime të shumta në kokë. Bluzat e bardha kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë por gjendja e tij është kritike.