Kreu i PD Lulzim Basha në konferencën për mediat i i bëri thirrje SPAK që të hetojë përgjegjësit në lidhje me inceneratorët ndërsa shtoi se po bëhet gati kurbani i radhës.
I pyetur se cili është ministri që do të bëhet “kurban” nga Rama, Basha nuk guxoi të filste me emra por shtoi se është në dorë të tij, kjo vetëm e vetëm për të shpëtuar veten e tij.
Basha: Komisioni do bëjë punën dhe puna do nxjerrë qartë emrat. Kë do bëjë kurban Rama për të shpëtuar veten është në dorë të tij. Një gjë . Ne do i shkojmë deri në fund. Ai është në krye të kësaj afere. Drejtësia mund të vonojë por nuk mund të mungojë.
Thirrja që i drejtoj SPAK është mos prisni që të japë dorëheqjen ministri i radhës por vijani prangat në ministri. Mos prisni të japë dorëheqjen kryebashkiaku i radhës. Vijani prangat në zyrë. Edhe socialistëve u ka ardhur në majë të hundës. Është zbuluar pisllëku.