Rama: Jemi mbledhur sepse nga njëra anë kemi mbyllur projekt buxhetin që është një moment shumë i rëndësishëm dhe kemi fazën e diskutimeve për nen, dhe nga ana tjetër po realizojmë një dialog të gjerë më shqiptarët. Kemi bërë një diskutim për këtë dialog, dhe se si këto të dyja bashkohen me njëra tjetrën për të konkluduar këtë periudhë të mbetur të vitit. Natyrisht dhe për projeksionin e vitit të ardhshëm dhe zgjedhjet vendore.

-Pyetje: Kompania me 60% të aksioneve që nuk dihen për Portin e Durrësit, kush i zotëron?
Rama: Unë kam parë shumë gjëra të shëmtuara, që janë burim neverie, kjo është ndër më të shmëtuara, marrja nëpër gojë në mënyrën më skizofrenike të një personaliteti të ekonomisë globale, një ndër kompanitë e të cilët është e regjistruar në Abu Dhabi, një personalitet që ka ndërtuar gjysmën e Dubait dhe vjen këtu si rezultat i një marrëveshjeje partneriteti me Emiratet e Bashkuara, në një moment të vështirë kur unë shkova dhe diskutova për familjet e prekura nga tërmeti në Durrës dhe shpreha rezervën se pavarësisht miqësisë me ardhjen e tyre të luftës në Kosovë kur sollën ndihmat humanitare, ku reagoi dhe Princi i Kurorës në atë kohë, duke nxitur këtë investitor që është krenari kombëtare në një nga vendet më të pasura të planetit. U kthyen në mënyrën më barbare, një non grata, nga një llum që çdo ditë ndot me prodhimin e tij shpifës, sdi ça të them. Unë s’merrem me konkluzione injorante, ne skemi miratuar asgjë. Është e mirë për ju, për prindërit tua