Natasha Ahmetaj është zgjedhur anëtarja e re e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Në votimin në Kuvend, ajo mori 80 vota pro dhe 7 kundër.
Gjithashtu edhe Anastas Angjeli do të jetë pjesë e atij Këshilli, pasi siguroi 92 vota pro dhe vetëm 1 kundër.
Ne seancën e sotme plenare në Kuvend u miratuan edhe ndryshimet në buxhetin e vitit 2022 për Paketën e Rezistencës Sociale për përballimin e krizës.