Nga sot (1 shtator) në Greqi hyn në fuqi ligji që parashikon pezullimin e punonjësve shëndetësorë që nuk janë vaksinuar.
Mediet greke bëjnë me dije se rreth 10 mijë punonjës shhëndetësorë janë ta pavaksinuar.
Siç parashikon ligji për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë, punëtorët që nuk kanë bërë vaksinën do të pezullohen nga puna, për të mbrojtur shëndetin e tyre ashtu edhe atë të pacientëve që trajtojnë.
Si rrjedhojë, sot mjek e infermierë në qyetet të ndryshme të Greqisë kanë dalë në shenjë proteste, kundër masave anti-Covid, që hyn në fuqi nga sot.
Sindikatat e punonjësve në një deklaratë për mediet kanë thënë: Ne i themi “po”vaksinimit të popullsisë dhe marrjes së masave të nevojshme për të luftuar pandminë. Por i themi “jo” vaksinimit me detyrim, nuk do të lejojmë asnjë pezullim, asnjë shkarkim, asnjë ndjekje disiplinore të një kolegu me pretekstin e vaksinimit të detyrueshëm.”