Qytetarët kanë pasur përplasje sot me efektivët pasi tentuan të thyejnë kordonin policor para godinës së Ministrisë së Brendshme.

Një nga protestueset e revoltuar hodhi akuza të njëpasnjëshme ndaj kryeministrit dhe kabinetit të tij qeveritar.

“Kurvarë, drogaxhinj, ça pritet nga një kryeministër që merret me prostitute? Si mund të qeveriset, çohuni! Me çfarë jeni pasuruar, kam 30 vite në Italim s’kam shtëpi, si i keni bërë ju vilat? Familjet janë shkatërru me kredi, o qeveri e degjeneruar”- u shpreh e indinjuar protestuesja.

Qyetetarët kanë ndezur qirinj në kujtim të 32-vjeçarit Lear Kurti. Kujtojmë se pas vdekjes së tij pati një reagim masiv nga figura politike dhe jo vetëm.