Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka injoruar vendimin e Kuvendit të 30 qershorit për shkarkimin e tij nga ky post.
Në një prononcim për mediat para nisjes së mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Alibeaj ka theksuar se Partia Demokratike ka çështje të tjera më të rëndësishme për të diskutuar, se vendimet e marra në Kuvend.
Nuk më njeh kush? Rithemelimi! Po çfarë pastaj!!! Ta sqarojmë nuk është ajo çështje kryesore, grupi parlamentar ka shumë çështje që duhet të ndjekë.Çështja kyesore është se grupi parlamentar duhet të ndjekë axhendën parlamentare.
Një fitore e vogël e banorëve të Rinasit që edhe me mbështetjen e deputetëve tanë arritën që të fitonin. Çështje të tjera janë ato të komitetit të posaçëm, të ngritura për të gjitha praktikat korruptive. Në pozicionin, ti thërras për të dëgjuar zërin e secilit të deputetëve, të gjithë deputetëve të Grupit Parlamentar”, tha Alibeaj.