Deputeti Selami Jenisheri ka bërë gafën e tij të rradhës sot në Kuvendin e Shqipërisë ku po mbahet seanca parlamentare për të votuar për shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Në fjalimin që mbajti ai foli për zgjedhjet e 25 prillit dhe për mohimin që i’u bë votës së emigratëve. Gjatë fjalës së tij, ai ka bërë një “gafë” teksa thotë “do u dalim për zot nipërve dhe mbesave tonë pensionistë”.

“Ne do ta cojmë në Gjyaktën Kushtetuse koalicioni ABOK me drejtuesin tonë Kujtim Gjuzin, do ta cojmë në Gjykatën Kushtetuse do t’i dalim zot nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta me votuar. Sepse emigratëve nuk mund t’i blehet vota. Sepse emigratëve janë bijë dhe fëmijët tona që i kemi pruar në këtë botë dhe që mbajnë këtë shtet në këmbë,” tha Jenisheri.