Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zbuluar se nesër deputeti Agron Gjekmarkaj do të vizitojë SHBA.
Ai tha se Gjekamarkaj do të shkojë në Amerikë, ku do të ketë shumë takime, teksa preferoi mos japë më shumë detaje duke thënë se deputeti do të flasë vetë për takimet që do të ketë.
Nesër Gjekmarkaj do të shkojë në SHBA. Atje do ketë takime shumë të mirë. Nuk po jap më shumë detaje, pasi do ta thotë vetë se çfarë takimesh do të ketë ai atje” tha Alibeaj ndër të tjera.
Kujtojmë që Agron Gjekmarkaj është ndër deputetët që është shprehur kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike.