Një 21-vjeçare është plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugën “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.

Duke drejtuar mjetin e saj e reja me iniciale A.M ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për fat të mirë 21-vjeçarja ka marrë  plagë të lehta dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.