Egnatia ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku u vra, Ismet Çekorja në Shkodër. Ai është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar me armë zjarri. Edhe pse është tentuar të dërgohet në spital, Çekorja nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Viktima është identifikuar si babi i Bajram Çekores që u shpall në kërkim pak ditë më parë si autor i dyshuar i atentatit ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht.