Një tjetër lëkundje sizmike ka përjetuar ditën e sotme Greqia, ku duket që ky shtet nuk po gjen qetësi
Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 e shkallës Rihter ka ndodhur në orën 04:38 të mëngjesit të së shtunës në Arkalochori, Kretë.
Sipas Institutit Gjeodinamik në Athinë, epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në perëndim-jugperëndim të Arkalochorit. Thellësia ishte 11.6 km.
Prej disa javësh në vendin fqinj ka çdo ditë thuajse lëkundje sizmike, fenomen që ka shqetësuar sizmologët.