Dhe pse Apple ka aplikuar një miksim të ri xhami të quajtur Ceramic Shield në pajisjet e saja, ju sërisht duhet të përdorni një këllëf mbrojtës nëse dëshironi të mbroni iPhone-in tuaj nga gërvishtjet apo thyerjet.

Një krijues në YouTube, Matty Benedetto ka krijuar një këllëf DIY që ai e quan “Katapulta e Karameleve”. Këllëfi është printuar nga printer 3D me filament TPU dhe është projektuar për të pasur një hapësirë për ruajtjen e karamelve në pjesën e pasme të smartphone-it. Më pas, ai përdor “sistemin lançues” të këllëfit për të nxjerrë karamele, qofshin ato Skittlesapo M&Ms.

Sigurisht që ky këllëf është krijuar posaçërisht për dëshirën personale të Matty Benedetto-s, i cili ka përdorur mjaft mirë imagjinatën e tij për të krijuar “Katapultën e Karameleve”, dhe jo çdo person ka nevojë për një kasë të tillë. Mirëpo kjo video mund të shërbejë si një inspirim për të gjithë ndjekësat e tij për të krijuar një tjetër këllëf që përmbush dëshirat personale të tyre.

Mjafton të keni ide!