Ky shërbim të do quhet “Camera Switch” dhe gjendet aktualisht në versionin beta të Android 12 në Accessibility Suite app, të instaluar përmes një APK dhe jo zyrtarisht nga Play Store.

XDA Developers tregon se përmes shprehive të fytyrës përdoruesit do të mund të kryejnë veprime të ndryshme në smartphone, si përshembull scrolling, hapja e faqjes kryesore ose aksesimi i njoftimeve. Screenshot-et shfaqin një opsion për ndjeshmërinë e software-it, për të mos regjistruar komanda të aksidentale. Gjithashtu në këtë shërbim këshillohet përdorimi ndërkohë që smartphone-i është në karikim, pasi kjo gjë shpenzon shumë energji.

kljbhv.jpeg

Android është mbushur me shërbime të reja accessibility që i vijnë në ndihmë personave me aftësi të kufizuara. Në Android 11 u bë një përmirësim në shërbimin e kontrollit nëpërmjet zërit. Më herët gjatë këtij viti, Google prezantoi një koleksion shërbimesh të reja, duke përfshirë këtu dhe Action Blocks, që i lejon përdoruesit të vendosin butona për të kryer veprime të ndryshme nga ekrani kryesor.