“Është një burrë 73-vjeçar me shëndet të dobët, për shkak të sëmundjeve themelore – Është vaksinuar dyfish dhe ndodhet i shtruar në spital që prej datës 15 dhjetor – Ka ndërruar jetë në datën 31 të muajit”-ky është njoftimi zyrtar për vdekjen e parë të një pacienti me Omicron në Indi.
Sipas mediave të huaja, vdekja u regjistrua në shtetin perëndimor të Rajasthan më 31 dhjetor, ku një 73-vjeçar, i cili u diagnostikua pozitiv në 15 dhjetor dhe që atëherë u shtrua në spital.
Sipas informacioneve, gjendja e tij shëndetësore tashmë ishte e rënduar, pasi vuante nga sëmundje të tjera. Përveç kësaj,ai kishte marrë dy doza të vaksinës anti-Covid.
Rastet e mutacionit Omicron tani janë rritur në 2,135, u tha zyrtari gazetarëve në Nju Delhi.