Për një çmim prej vetëm $1 në minutë, ylli i Snapchat Caryn Marjorie mund të jetë e dashura juaj. Kjo influencer 23 vjeçare, e cila numëron mbi 1.8 milionë ndjekës në Snapchat, vendosi të përdorte ChatGPT për të krijuar CarynAI, një version dixhital të vetes së saj.

CarynAI u krijua duke analizuar rreth 2,000 orë video të publikuara nga Caryn Marjorie në YouTube me aftësitë e GPT-4.

Unë jam një nga shumë pak krijuesit të cilët shpenzojnë ORË të tëra gjatë ditës për t’iu përgjigur sa më shumë njerëzve që mundem. Unë dëshiroj të jem në gjendje që të komunikoj me shumë persona njëkohësisht dhe CarynAI do të jetë në gjendje ta bëjë diçka të tillë në një shkallë shumë më të gjërë.” shkruajti ajo në Twitter.

Ajo sqaroi fansat se tweet-et, DM, përgjigjet direkte, snaps dhe stories do të vijnë gjithmonë nga ajo vetë personalisht. Pra, CarynAI nuk është zhvilluar me qëllimin që të zëvëndësojë Caryn, por për të qenë një shtojcë e personalitetit të saj që mund të përdoret nga fansa të ndryshëm për të luajtur. CarynAI mundet që të flasë në gjuhë të ndryshme për të lehtësuar komunikimin me personalitete nga mbarë bota.

Në vetëm 1 javë testim, Caryn Marjorie tregon se ka arritur të fitojë $71,610 nga kopja e saj dixhitale.