Home SHOWBIZ Kylie Jenner mund të jetë martuar fshehurazi, ky detaj shtoi dyshimet

Kylie Jenner mund të jetë martuar fshehurazi, ky detaj shtoi dyshimet

7

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kylie Jenner ‘ndezi’ rrjetin me spekulime se ajo dhe Travis Scott janë martuar së bashku.

Rocket Mortgage

Kylie nuk ka komentuar ende mbi spekulimet se ajo dhe partneri i saj Travis Scott janë martuar fshehurazi, por shumë besojnë se kjo ka qenë një mënyrë delikate dhe sublime për të dhënë lajmin e tyre.

Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është bërë kryefjalë e medieve rozë për shkak të lajmeve të ngjashme. Në nëntor të vitit të kaluar u përfol se ajo dhe Travis mund të ishin fejuar, pasi ky i fundit i dhuroi asaj dhe vajzës së tyre Stormi-t, unaza të ngjashme diamanti.

Përditësimi i fundit për marrëdhënien e Jenner dhe Scott erdhi muajin e kaluar, kur një burim tha se si po ia kalon dyshja pas lindjes së djalit të tyre, Wolf Webster në fillim të shkurtit.

Kylie dhe Travis po shkojnë shumë mirë së bashku dhe po përshtaten me një orar të ri”, tha burimi.

Burimi tha gjithashtu për “E! Online” se dyshja kanë ndryshuar komplet rutinën e tyre dhe tani duhet “të qëndrojnë zgjuar gjatë gjithë natës dhe të akomodojnë dy fëmijë në të njëjtën kohë.”