Aktori Leart Vasili ishte i ftuar mbrëmjen në emisionin “Dola te Ola”, ku foli për herë të parë për vështirësitë që ka kaluar në Greqi për shkak të origjinës së tij shqiptare.

Në korrik të vitit 2014, teksa po dilte nga teatri në Athinë për të shkuar në shtëpi, dy persona të maskuar e ndoqën me motor dhe më pas e dhunuan, duke i thënë “Shqiptar i poshtër, këtu do të bëjmë varrin”. Vasili tha se ky ishte rasti i dytë që atë tentonin ta vrisnin, pasi hera e parë ishte në tetor të vitit 2012.

E teksa tregoi për tentativat për vrasje që janë bërë kundrejt tij, ai theksoi se fatkeqësisht nuk ka patur asnjë përkrahje nga administrata e qeverisë shqiptare.

“Në qoftë se një artist gjerman, një aktor do të ishte dhunuar në këtë mënyrë të jeni të sigurt që marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Greqisë edhe sot e kësaj dite nuk do të ishin të mira”, tha ai.

fax web