Shqetësim tek banorët
Prej ditesh tashmë në lagjen “Aqif Pasha” problemi me tubacionet ka shkaktuar shqetësim tek banorët e lgjes.
Për shkak të këtij problemi rrugët e lagjes janë të mbuluara nga uji dhe deri tani edhe pse shpesh janë ankuar gjendja është e njëjtë.
Situata bëhet akoma më e vështirë gjatë ditëve me shi kur bëhet pothuajse e pamundur të kalosh. Edhe pse herë pas here gjatë viteve ky problem është përsëritur gjendja është e njëjtë.
Jashtë kamerave banorët shprehen se është e kotë të flasin pasi askush nuk është i interesuar për problemin e tyre.