Vështirësi për të kaluar

Vetëm pak metra rrugë e pashtruar e cila do të shërbente për të bërë me lehtë kalimin e qytetarëve në varrezat e qytetit është lënë përgjysmë. Kjo rrugë e cila duhet  të kishte përfunduar është lënë përgjysmë duke e kthyer në një gërmadhe dhe të pamundur për të kaluar.

Lënia në mes të punimeve shkakton vështirësi tek qytetarët të cilët shprehen se nëse nuk do të përfundonin rrugën më mirë mos të kishin vënë dorë fare. Gjatë shirave bëhet pothuajse e pamundur të kalosh. E vetmja gjë që kërkojnë është përfundimi i kësaj rruge.