Ajër i pastër, gjelbërim, lagunë dhe det. Të gjitha i gjen në Ishull-Lezhë në zonën e mbrojtur Kune Vain.
Është një nga plazhet që frekuentohet më shumë për turizëm ditor. Janë kryesisht të ardhur nga zonat përreth, qytete të tjera dhe Kosova që zgjedhin të kalojnë pushime këtu. Ata thonë se u pëlqen natyra dhe kushtet në këtë vend.
Veç peizazhit, pushuesit mund të shijojnë edhe gatimet tradicionale të zonës. Sipas operatorëve turistikë thonë se gjatë fundjavës ka vizitorë ndërsa shpresojnë për një sezon të mbarë këtë verë.
Laguna e Kune Vainit nuk njihet shumë nga të huajt. Edhe vizitorë nga vendi po e frekuentojnë edhe për shkak të përmirësimit të infrastrukturës në zonë.