Home TEKNOLOGJI Kampionati botëror i League of Legends 2021 do të organizohet në Shenzhen,...

Kampionati botëror i League of Legends 2021 do të organizohet në Shenzhen, Kinë

13

Kampionati botëror i League of Legends 2021 do të organizohet në qytetin Shenzhen të Kinës. Finalja e këtij kampionati (6 nëntor) do të zhvillohet në Universiade Sports Centre, një stadium me kapacitet prej 60,000 personash, në të cilin ekipi i futbollit Shenzhen FC luan ndeshjet zyrtare.

“Ne jemi shumë të gëzuar që do të kalojmë kufijtë e zbavitjes dhe sportit gjatë këtij viti me këtë event dhe që do të përcaktojmë 10 vitet e ardhshme të LoL Esports.” tha John Needham, drejtues i Esports për Riot Games. “Shenzhen është qyteti më kompetitiv dhe inovativ me mijëra startups high-tch, prandaj ne vendosëm se ky ishte vendi perfekt për zhvillimin e finales.

Zakonisht ky event organizohet në vende të ndryshme vit pas viti, herë në Azi e herë në Amerikën e Veriut dhe Evropë, mirëpo 2021 është viti i dytë rradhazi që eventi zhvillohet po në Kinë. Finalet e vitit të kaluar ishin përllogaritur të mbaheshin në qytete të ndryshme të Kinës, por përfunduan në Shanghai, ku lojtarët u karantinuan në një “flluskë”. Fituesit e Summoner’s Cup të vitit të kaluar ishin DAMWON Gaming nga Korea e Jugut.