420 emra në borderonë e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë/

Drejtorja e re e Ujësjellësit Elona Hodaj nis reformën e largimit të punonjësve fiktivë. 30 yë shkarkuar nga detyra në pak ditë, ndërsa për Fax News Hodaj konfirmon se do të ketë reformë në më shumë se 1/3 e punonjësve.

Mos përputhje e diplomës me detyrën, emra të regjistruar që nuk shkojnë kurr në punë, shkelje e detyrave, abuzim…etj disa nga shkaqet e shkarkimeve të deritanishme.

Edhe kryeministri Rama i ka tërhequr vërejtje ujësjellësve për punësime fiktive, duke etiketuar bashkinë e Vlorës, megjithatë lëvizjet në Uk Vlorë kanë nisur para mbledhjes së kryeministrit.