Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa dëme në njerëz, është regjistruar pak minuta më parë në aksion Fier – Seman, në vendin e quajtur Fermë Çlirim, ku raportohet se një mjet tip ‘Benz’ është përplasur me një motor, të cilin e ka spostuar disa metra.

Sipas burimeve të ‘Fax News’, mësohet se fatmirësisht nga ky aksident janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i motoçikletës ka shpëtuar mrekullisht, vetëm me disa dëmtime të vogla.

Ndërkohë, Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident, ndërsa ka shoqëruar në ambientet e komisariatit drejtuesin e automjetit.